Lajme
Një aeroplan iranian përfundon në autostradë, pa viktima
Është bërë e ditur se një avion iranian përfundoi në mes të autostradës, pasi doli nga pista gjatë momentit të zbritjes. Sipas informacioneve, thuhet se asnjë nga 135 udhëtarët në bord nuk u dëmtuan nga incidenti në qytetin jugperëndimor Mahshahr. Duket se avioni i Caspian Airlines ishte nisur nga Teherani, përcjell albinfo.ch.
Sipas televizionit shtetëror iranian, piloti i kreu me vonesë manovrat e zbritjes dhe kjo bëri që avioni të përfundonte jashtë piste, ndërsa nga pamjet u pa që rrotat nuk ishin plotësisht të dala, për të bërë të mundur zbritjen. Sipas një gazetari që ishte vetë në bord, rrota e pasme ishte thyer dhe kjo bëri që ai të rrëshqiste.
Duket se ky është incidenti i radhës që ndodh me avionët në Iran, pas atij që u rrëzua gabimisht nga forcat ushtarake natën e sulmit ndaj bazave amerikane në Irak.
Nga ana tjetër, Bashkimi Europian u ka ndaluar ose kufizuar dy linjave ajrore iraniane përdorimin e hapësirës ajrore për arsye sigurie. Irani kishte planifikuar që të modernizonte flotën e avionëve pas heqjes së sanksioneve në vitin 2015, si pjesë e marrëveshjes me fuqitë botërore, por në vitin 2018 administrata Trump u hoqi licencën kompanive amerikane për t’i shitur avionë Iranit.
Video
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










