Shkurt.ch
Avionët Gripen: Ueli Maurer nën trysni
Përzgjedhja e avionëve ushtarakë Gripen karshi atyre Saab dhe Dassault është duke ngjallur polemika
Pëlqimi i dhënë nga Ueli Maurer për blerjen e 22 fluturakeve suedeze Gripen me një shumë prej 3.1 miliardë frangash, është nën valën e trysnisë politiko mediale.
Blerja e avionëve të rinj Gripen për ushtrinë zvicerane ka shkaktuar reagimin e parlamentarëve zviceranë, të cilët nuk kanë qëndruar indiferentë ndaj lajmit të të dielës se performanca e këtyre avionëve nuk është në nivel në krahasim me firmat avionëve konkurrentë që kanë qenë në lojë, respektivisht Dassault dhe Saab. Kritika të ashpra kanë ardhur po ashtu edhe nga radhët e politikanëve të SVP-UDC, parti politike nga e cila është po ashtu edhe ministri Maurer.
Sipas dokumenteve të departamentit të mbrojtjes që kanë vlerësuar performancën e aeroplanëve ushtarakë Gripen, këta të fundit nuk përmbushin as kushtet minimale për policinë qiellore zvicerane.
Ministri i mbrojtjes Ueli Maurer nuk paska qenë në dijeni mbi raportet e vlerësimit të përfolura nga shtypi i të dielës, kështu ka thënë sot në mëngjes zëdhënësja e departamentit në fjalë, zonja Sylvia Steidle.
Kjo polemikë në lidhje mbi avionët Gripen i ngjan asaj që pati lindur në vitin 1960 mbi avionët ushtarakë «Mirage» dhe e cila pati shkaktuar dorëheqjen e Këshilltarit federal të atëhershëm, Paul Chaudet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










