Futboll
Avdijaj largohet nga Schalke
Donis Avdijaj do të largohet nga Schalke 04, derisa pritet të transferohet jashtë Gjermanisë
Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj përfundimisht do të largohet nga skuadra gjermane, Schalke 04.
Avdijaj nuk është në planet e trajnerit Domenico Tedesco, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri.
Të mërkurën 21-vjeçari zhvilloi ndeshjen e fundit me Schalken në miqësore me SpVgg Erkenschick, ku realizoi dy herë në fitoren 5:1 të ekipit të tij, megjithatë, edhe kjo nuk ka mjaftuar që ai të qëndrojë edhe një vit në skuadrën gjermane, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019, por menaxheri tij, Karsten Schmidt ka thënë se Avdijaj do të transferohet në një shtet tjetër, pa dhënë më shumë detaje.
Ai është huazuar dy herë nga klubi i Schalkes. Fillimisht në Austri te Sturm Graz dhe së fundi te Roda në Holandë. Edhe pse disa vite më parë konsiderohej një prej talenteve më premtues të Schalkes, me klauzolë largimi 50 milionë euro, Avdijaj nuk i përmbushi pritshmëritë te klubi gjerman, që tashmë nuk e ka më në plane.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










