Lajme

Avancohet bashkëpunimi ekonomik Greqi-Kosovë

Bashkëpunimi Kosovë-Greqi do ta konkretizohet me një Memorandum bashkëpunimi, i cili do të nënshkruhet në Prishtinë në fillim të Dhjetorit

Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk i ka prishë punë komunitetit helen të biznesit që të lidh bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës (OEK).

Madje të enjten në Selanik, përfaqësuesit e OEK-së dhe Odes Ekonomike Greke janë pajtuar që muajin dhjetor ta shkupjanë një memorandum bashkëpunimi në nivelin ekonomik.

“Avancimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Greqisë do të përshpejtojë proceset e përafrimit edhe të interesave politike”, deklaroi Safet Gërxhaliu me rastin e takimit me Shoqatën e Bizneseve Ndërkombëtare Greke në Selanik udhëhequr nga nënkryetari, Anastasios Alexandridis.

Odë Ekonomike e Kosovës, sipas Gërxhaliut, konsideron se ekziston hapësirë e pa shfrytëzuar ekonomike në raportet Kosovë-Greqi sidomos në mungesë të komunikimit të mirëfilltë dhe të një partneriteti të mirëfilltë.

“Duhet të orientohemi në këmbimin e informacioneve ekonomike, në organizimin e misioneve tregtare me të dyja shtetet, në organizimin e panaireve të përbashkëta dhe në përgatitjen e projekteve të ndryshme në interes të të dyja ekonomive të cilat do të financohen nga fonde të ndryshme të BE-së ” tha Gërxhaliu.

Alexandridis, ndërkaq në emër të SEVE (Greek International Business Association) shprehi falënderimin e vizitës së delegacionit kosovar dhe njëherit shprehu vullnet të madh për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.

SEVE është e themeluar në vitin 1975 dhe nën ombrellën e vetë ka 750 kompani dhe fabrika më të mëdha greke të cilat janë aktive në mbare botën.

“Interesi ynë për tregun kosovar nuk është vetëm tregtia, por edhe gjetja e mundësive më të avancuara për bashkëpunim duke përfshire investimet, prodhimin, transferin e teknologjisë dhe të sistemit Know-How, por edhe të promovohen mundësitë që i ofron Greqia për bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme:, tha ai.

Këtë bashkëpunim, siç tha, Anastasios Alexandridis, do ta konkretizohet me një Memorandum bashkëpunimi, i cili do të nënshkruhet në Prishtinë në fillim të Dhjetorit.

“Do të organizohet edhe një forum ekonomik Greqi-Kosovë si dëshmi e gatishmërisë tonë për bashkëpunim me Kosovën”, deklaroi Alexandridis.