Kosova
Autorja austriake fiton çmimin letrar gjerman për librin e saj “kosovar”
Ditë më parë, Marlene Schachinger, një autore austriake, ka fituar çmimin letrar gjerman “Seume Preis”, që lidhet me shkrimtarin dhe udhëpërshkruesin gjerman nga shekulli 19, Johann-Gottfried-Seume
Deri në fund të nëntorit ajo vazhdon të punojë si sekretare në zyrën e Komunës Wels, Austri. Por kohëve të fundit, autorja Marlen Schachinger është bërë më shumë e njohur me librin e saj “Kosovarische Korrekturen” (në përkthim të lirë: Korrigjimet kosovare) që është një udhëpërshkrim letrar i autores.
Ditë më parë ajo, si një autore austriake ka fituar çmimin letrar gjerman “Seume Preis”, që lidhet me shkrimtarin dhe udhëpërshkruesin gjerman nga shekulli 19, Johann-Gottfried-Seume.
Në përshkrimin që juria i ka bërë veprës së shpërblyer, veç tjerash thuhet: Shkrimtarja austriake Marlen Schachinger ka kaluar gjatë vitit 2018 disa javë si “shkrimtare në rezidencë” në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Tridhjetë vjetë pas rënies së “perdes së hekurt” dhe rreth dhjetë vjet pas themelimit të shtetit të Kosovës, ajo kërkonte përgjigje në vendin e ngjarjes për pyetjet e saj, larg nga debatet gjeopolitike mbi “një shtet të dështuar”. Si e shohin kosovarët jetën e tyre dhe vendin e tyre? Çfarë ka mbetur nga euforia fillestare e themelimit të shtetit? Dhe, ajo pyet edhe veten: çfarë percepton dikush që e sheh për herë të parë këtë vend? Imazhi që ajo e prezanton është i larmishëm, përcjell albinfo.ch.
Përfundimi që nxjerr ajo: “Realiteti mund të përmblidhet më së miri në përpjekjen për të montuar një numër të madh imazhesh ngjitur njëri me tjetrin. Nëse do t`i kesh tremijë të tilla, do ta shohësh mbase një pjesëz nga e vërteta”.
Çmimi “Seume Preis” jepet nga fondacioni i bankës Sparkasse Muldental në shumën prej 3000 eurosh, në një aktivitet publik që mbahet më 7 dhjetor në sallën e gjimnazit St Augustin Grimma. Schachinger është autorja e dhjetë që merr këtë çmim, i cili ndahet njëherë në dy vjet për gjithë hapësirën gjermanishtfolëse.
E lindur në vitin 1970 në Braunau a.I., Marlen Schachinger është shkrimtare e lirë dhe përkthyese me profesion. Ajo ka mbaruar veç tjerash magjistraturën dhe doktoraturën në lëmin e letërisë krahasimtare etj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














