Shkurt.ch
Automjetet lirohen nga kontrollimi teknik për 7 vjet
Konfederata planifikon të shtyjë kontrollimin e parë teknik deri në shtatë vjet, në vend të katër sa është aktualisht. Me këtë vendim ajo shpreson të lehtësojë punën e shërbimit për automjete. Një ide që nuk kënaq të gjithë.
Garazhistët duhet të jenë të shqetësuar. Pas propozimit për të eliminuar ekspertizën kundër ndotjes së ambientit, Berna parashikon të zgjasë kohën e inspektimit të parë teknik. “Ne jemi dakord, derisa kjo nuk bëhet në kurriz të sigurisë”, shpjegoi për “NZZ am Sonntag” Thomas Rohrbach, zëdhënës i Zyrës Federale të Rrugëve. Ai shton se “1% e aksidenteve bëhen për shkak të problemeve teknike.”
Deri tani vlerësimi i parë duhej të kryhej katër vjet pas vënies së veturës në qarkullim. Pastaj ekspertiza e dytë duhej të kryhet pas tre vjetësh dhe më pas çdo dy vjet. Por, meqë numri i regjistrimeve është rritur 2% në vit, “intervalet e inspektimit nuk arrijnë të plotësohen në shumë vende”, tregon Sven Britschgi, drejtor i Shoqatës së Trafikut Rrugor. Për të zgjidhur këtë problem, kontrolli fillestar do duhej të kryhet pas shtatë vjetësh, në vend të katër dhe pastaj çdo dy vjet.
Por profesionistët nuk shohin këtë ndryshim si pozitiv. Për Markus Peter, nga Bashkimi profesional zviceran i automobilave, “sistemi aktual është i dobishëm dhe nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar”. Sipas tij, pas katër vjetësh një makinë ka kaluar mesatarisht 60 000 km dhe kërkon një ekzaminim. Duhet të shohim problemin në një mënyrë tjetër. “Duhet rritur kapacitetin e shërbimeve për automjete dhe të transferojmë testet pranë TCS-it ose të garazheve.”
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













