Shkurt.ch
Autobusi më i gjatë në botë
Autobusi më i gjatë në botë do të qarkullojë gjatë vjeshtës në rrugët e qytetit gjerman Dresden
Transporti publik i këtij qyteti do të pasurohet me një autobus të gjatë 30 metra dhe me të mund të transportohen 256 udhëtarë.
Shoferët do të duhet të shkojnë në një trajnim të veçantë për shkak se autobusi “Autotram Extra Grand” është i pajisur me kompjuter.
Autobusi është i ndarë në tri pjesë dhe do të jetë i vështirë për ta vozitur, ngase është i konstruktuar në atë mënyrë që pjesa e prapme e autobusit gjatë gjithë kohës të përcjellë pjesën e përparme dhe pjesën e mesme.
Tri nyjat e bëjnë autobusin trepjesësh më fleksibël. Përveç sistemit të sofistikuar drejtues, autobusi ka të instaluar edhe sistemin hibrid: me gaz dhe energji elektrike, ku mund të qarkullojë deri në tetë kilometra me bateri rezervë.
Autobusi është konstruktuar nga një grup ndërmarrjesh dhe institucionesh kërkimore (IVI).
Megjithatë, firma që e ka konstruktuar autobusin më të gjatë në botë thotë se do të duhen edhe disa vjet për fillimin e prodhimit serik të tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










