Lajme
Autobusi del nga rruga, dhjetëra të lënduar
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë nxjerrë të lënduarit nga autobusi dhe i kanë transportuar nëpër qendrat spitalore dhe dy nga të lënduarit janë me lëndime më të rënda
26 persona raportohet se janë lënduar si pasojë e daljes nga rruga të një autobusi me targa të Maqedonisë në autostradën Shkup-Veles.
Sipas “Alsat-M”, ekipet e ndihmës së shpejtë kanë nxjerrë të lënduarit nga autobusi dhe i kanë transportuar nëpër qendrat spitalore dhe dy nga të lënduarit janë me lëndime më të rënda.
Në Qendrën Emergjente në Shkup janë pranuar dhjetëra nga pasagjerët e lënduar, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike. Në Spitalin e Qytetit janë pranuar gjashtë persona mes të cilëve edhe një person me lëndime më të rënda. Në spitalin e Velesit janë pranuar 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të vendit të quajtur “Kulla”. Në njoftim, MPB ka thënë se aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












