Kosova
Autobusët e Shqipërisë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë, mësohet arsyeja
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ua ka pezulluar lejen për kalim tranzit autobusëve nga Shqipëria.
E kjo ka bërë që dhjetëra udhëtarë shqiptarë që udhëtonin nga Tropoja në drejtim të Tiranës të jenë të bllokuar për disa orë në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Lidhur me këtë vendim, Indeksonline ka kontaktuar me ministrin Pal Lekaj, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se kjo leje është pezulluar për shkak të keqpërdorimeve nga autobusët, për të cilët theksoi se përkundër se është dashur vetëm të kalojnë tranzit nëpër Kosovë, ata janë ndalur nëpër stacione dhe kanë marrë udhëtarë.
“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por, kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe në stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MTI ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet për shqyrtim”, tha Lekaj për Indeksonline.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













