Kosova
Autobusët e ndaluar në Morinë, lejohen të hyjnë në Kosovë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë këtë të shtunë.
MIT njofton se vendim erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës së Shqipërisë, përmes ambasadës së tyre në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Me qëllim të evitimit të problemeve që mund t’u shkaktohen qytetarëve, të cilët e kanë më të lehtë të udhëtojnë përmes Kosovës, nga Tirana për në Bajram Curr dhe anasajelltas, MIT ka pezulluar vendimin për ndalim të dy operatorëve nga Shqipëria, deri të mërkurën. Ne presim nga autoritetet e Shqipërisë, por edhe nga këto kompani, që t’i përmbahen lejes së tyre vetëm për udhëtim transit nëpër Kosovë, dhe jo ndalesë nëpër stacione për të marrë udhëtarë”, thuhet po ashtu në njoftim.
MIT po ashtu ka njoftuar se po marrin ankesa të vazhdueshme nga operatorët vendorë, e për këtë kanë paralajmëruar një takim mes komisioneve tenkine të të dy vendeve.
“Për këto shkelje të vazhdueshme, kemi pranuar ankesa nga operatorët vendas, të cilëve u janë shkaktuar dëme dhe të njëjtat janë prezantuar para institucioneve relevante të Shqipërisë. Për të këtë çështje, do të diskutohet në një takim mes komisioneve teknike të të dyja vendeve të mërkurën”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ua ka pezulluar lejen për kalim tranzit autobusëve nga Shqipëria. Sipas ministrit të Infrakstrukturës, Pal Lekajt, leja është pezulluar për shkak të keqpërdorimeve nga autobusët, për të cilët theksoi se përkundër se është dashur vetëm të kalojnë tranzit nëpër Kosovë, ata janë ndalur nëpër stacione dhe kanë marrë udhëtarë.
Autobusët e Shqipërisë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë, mësohet arsyeja
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













