Shqipëria
Austriaku që për dy muaj eci mbi 800 kilometra në Shqipëri, flet për përshtypjet e tij
Në mesin e 26 mijë kilometrave të cilat i ka përshkruar këmbë nëpër botë, ai këtë vit ka përzgjedhur edhe hartën e Shqipërisë
Mijëra turistë nga e gjithë bota kanë vizituar këtë vit Shqipërinë. Por në mesin e tyre, një ka qenë me karakteristika të veçanta.
Austriaku Thair Abud, i cili njihet për shëtitjet e tij nëpër botë, si aventurë të cilën e ka nisur nga viti 2018, këtë verë ka arritur në Shqipëri. Ai ka përshkruar një distancë prej 2 mijë kilometrash derisa vetëm në Shqipëri ka shëtitur 818 kilometra, transmeton Albinfo.ch.
Më 13 qershor ai ka arritur në Shqipëri përmes kufirit me Malin e Zi teksa ka përshkruar jugun e Shqipërisë duke kaluar nga Tirana, Fieri, Berati, Gjirokastra e deri tek Butrinti për të vazhduar tutje në Greqi.
Abud deklaroi se gjatë qëndrimi 2 mujor në Shqipëri krijoi përshtypje të mrekullueshme.
“Pata 2 muaj të mrekullueshëm në Shqipëri”, u shpreh ai, përcjell Albinfo.ch.
Aventurën e tij të ecjeve austriaku e nisi në vitin 2012, vit ky kur ai tha se e la edhe pirjen e duhanit.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














