Lajme
Austriakëve iu shkëputet kontrata e pasaportave
Sipas një njoftimi lëshuar nga MPB, kompania OeSD ka shkelur nenin 1.2 të kontratës që ka të bëjë me furnizimin me pasaporta biometrike. Pritet shpallja e tenderit të ri
Ministria kosovare e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë vendim që t’ia shkëpusë përfundimisht kontratën, kompanisë austriake OeSD që merret me prodhimin e pasaportave biometrike, nën arsyetimin se austriakët nuk i kanë plotësuar kushtet e kontratës.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga MPB, kompania OeSD ka shkelur nenin 1.2 të kontratës që ka të bëj me furnizimin me pasaporta biometrike.
“Pas shumë përpjekjeve me qëllim të tejkalimit të kontesteve për implementimin dhe realizimin e kontratës për furnizim me pasaporta elektronike mes MPB-së dhe kompanisë austriake OeSD, dhe pas konsumimit të afateve ligjore sipas kontratës për zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve, MPB ka ndërmarrë masat ligjore për ndërprerje të kontratës”, thuhet në një komunikatë për media.
Ministria, siç thuhet më tej, ka marrë këtë vendim meqenëse kompania OeSD, ka dështuar të respektojë nenin 12.2 të kontratës, me ç’rast nuk është bërë furnizimi me kohë me pasaporta elektronike.
“Është shkelur neni 5 i kushteve të veçanta të kontratës bazë. Nuk është respektuar neni 3 i marrëveshjes, neni 16 i Kontratës, dhe së fundi është refuzuar kërkesa jonë për zgjidhje miqësore në të gjitha pikat kontestuese”, thuhet në njoftim.
“Ministria e Punëve të Brendshme siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se procedura për pajisje me pasaporta biometrike do të vazhdojë normalisht sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ndryshe mosmarrëveshjet ndërmjet kosovarëve dhe austriakëve kanë plasur tre muaj më parë, kur u konfirmua se OeSD nuk i kishte marrë 1.4 milionë euro për pasaportat e prodhuar. Paratë ishin nisur nga MPB, por e kishin thyer rrugën, dhe nëpërmjet një kompanie nënkontraktore, iu kishin shpërndarë zyrtarëve kosovarë.
Kompania austriake kërkoi 1.4 milion euro, ndërkohë MPB kërkoi nga kompania që të paguajë tatimin për pasaportat që i futi në Kosovë. Kontrata nuk u respektua nga asnjëra anë, ndërkohë MPB paralajmëroi se shumë shpejt do të shpallë tender të ri për pasaporta.
“Ministria e Punëve të Brendshme, siç thuhet, do të hapë tender të ri për furnizim me pasaporta elektronike, sipas ligjit të prokurimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













