Zhvillim
Austriakët, të kënaqur me klimën e biznesit në Maqedoni
Shuma e përgjithshme e investimeve të drejtpërdrejta austriake në Maqedoni është 437 milionë euro deri në çerekun e dytë të vitit 2014

Bizneset austriake janë më optimiste për klimën e biznesit për punë në Maqedoni. Kushtet për tërheqjen e investitorëve të huaj si të mira i kanë vlerësuar 26 për qind, ndërsa 51 për qind si të kënaqshme.
Kështu tregojnë rezultatet e hulumtimit të dytë, të cilin e zbatoi sektori tregtar në kuadër të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë për klimën e biznesit mes kompanive austriake, të cilat punojnë në vend.
Gjendjen ekonomike momentale në Maqedoni, pjesa më e madhe, apo 39 për qind, e kanë vlerësuar si të kënaqshme, ndërsa 23 për qind si të mirë.
Për vitin 2014 më shumë se gjysma, gjegjësisht 55 për qind janë prononcuar se gjendja do të jetë e ngjashme, ndërsa 40 për qind më e mirë, ku gjithashtu ka progres, pasi që vitin e kaluar janë pronоncuar vetëm 13 për qind, transmetojnë mediet në Shkup.
Vitin e ardhshëm 54 për qind presin që sektori i tyre të zhvillohet. Momentalisht gjendjen në kompaninë e tyre 50 për qind e kanë vlerësuar si të kënaqshme, ndërsa 32 për qind si të mirë.
Në hulumtim 62 për qind janë prononcuar se do të kenë rritje në kompani në vitin 2015, numri i të punësuarve për 47 për qind do të mbetet i pandryshuar, ndërsa te 42 për qind do të kenë rritje të të punësuarve dhe 45 për qind janë prononcuar se do të kenë rritje të investimeve.
Austria është investitori i tretë në Maqedoni. Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë, shuma e përgjithshme e investimeve të drejtpërdrejta austriake në vend është 437 milionë euro deri në çerekun e dytë të vitit 2014. Në Maqedoni punojnë 45 deri në 50 kompani nga Austria dhe kanë të punësuar rreth 5.000 dhe 6.000 persona në vend.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz