Lajme
Austria shpall tri ditë zie
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në qytetin Graz të Austrisë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur kanë vdekur 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një vajzë nga Kosova, konkretisht nga komuna e Vitisë, përcjell albinfo.at.
Bëhet fjalë për 15 vjeçaren, e cila vjen nga Komuna e Vitisë.
Me këtë rast, në nderim të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, Austria ka shpallur tri ditë zie, raportojnë mediat austriake.
Krahas një numri të madh të qytetarëve austriak që kanë ndezur qirinj në sheshin e Grazit për nderim të viktimave morën pjesë edhe një grup shqiptarësh.
Kujtojmë se kryetari i komunes së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Behrami.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, shkroi ai në Facebook.
Theksojmë se ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














