Lajme
Austri: Rënie e ndjeshme e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Numri i kërkesave për azil në Austri ka vijuar të bjerë ndjeshëm, duke konfirmuar trendin zbritës që ka nisur që nga viti 2023. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, gjatë gjysmës së parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 8,637 kërkesa për azil, që përfaqëson një rënie prej 36.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin 13,634 kërkesa, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Rënia e kërkesave për azil shihet si një reflektim i politikave më të ashpra të kontrollit kufitar dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare për migracionin, të cilat Austria i ka intensifikuar në vitet e fundit. Sipas autoriteteve, kulmi i kërkesave për azil ishte shënuar në vitin 2022, me gjithsej 32,351 aplikime.
Rënie e ngjashme është vërejtur edhe në nivel të Bashkimit Evropian. Sipas Ministrisë së Brendshme austriake, kërkesat për azil në BE deri në fund të muajit qershor janë ulur me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjermania, në veçanti, ka raportuar ulje më të theksuar në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri