Kosova
Austria refuzon ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër
Drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimit kanë bërë të ditur se mbetet shqetësues numri i veturave të pasiguruara në trafik

Hyrja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është kushti i vetëm që ka mbetur për anëtarësim në Këshillin e Byrove për Kartonin e Gjelbër në Bruksel, edhe pse Kosova ka krijuar bazë ligjore, duke mbledhur 4 milionë euro fond rezervë.
Kosova vazhdon të mbetet pa alternativë rreth këtij sigurimi. Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Blerim Pushkolli, ka thënë se kanë marrë një përgjigje nga Austria, e cila ka refuzuar pranimin apo mbulimin e Kosovës me Karton të Gjelbër.
“Sa i përket përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove, kemi marrë një përgjigje nga Shoqata e anëtarëve në Austri, e cila ka refuzuar pranimin apo mbulimin e Kosovës me këtë sigurim dhe kjo është për arsye se është konsideruar si rrezik për anëtarët e vet”, ka thënë Pushkolli, raporton “Evropa e Lirë”.
Drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimit kanë bërë të ditur se mbetet shqetësues numri i veturave të pasiguruara në trafik, e që është mes 35 deri 50 mijë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Pushkollit, automjetet e pasiguruara paraqesin vazhdimisht rreziqe në komunikacion dhe dëmton buxhetin e shtetit. Pushkolli ka mohuar që kolonat e gjata po krijohen në kufi nga mërgimtarët për shkak të blerjes së policës në kufi.
Ai shtoi se mërgimtarët janë të informuar nëpërmjet një memorandumi që ka pasur BKS-ja me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Diasporës, ndërsa kjo e fundit ka marrë përsipër sensibilizimin e opinionit për shitjen e policës online, por ka sqaruar se pritjet e gjata në kufi, kanë të bëjnë më tepër me kontrollet rutinore të policisë në të dyja anët e kufirit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor