Lajme
Austria planifikon ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç, gjoba mbi 1,000 euro për shkelësit
Qeveria austriake është në fazat e fundit të përgatitjes së një ligji që do të ndalojë mbajtjen e shamisë së kokës nga vajzat nën moshën 14 vjeç në të gjitha institucionet arsimore, përfshirë shkollat private dhe ato islame. Ky veprim vjen si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar integrimin dhe për të kufizuar atë që autoritetet e quajnë “mbulim i hershëm” i vajzave myslimane, transmeton albinfo.at.
Sipas Ministrisë së Familjes dhe Integrimit, fenomeni nuk është më margjinal. Vetëm në Vjenë vlerësohet se deri në 12,000 fëmijë mbajnë shamia, dhe autoritetet besojnë se prania e tyre është gjithnjë e më e dukshme në rrugë dhe shkolla.
Nëse ligji miratohet, mësuesit do të kenë detyrim të raportojnë shkeljet, ndërsa gjobat për prindërit mund të kalojnë shumën prej 1,000 euro për rastet e përsëritura. Policia do të jetë e ngarkuar me zbatimin e masave ndëshkuese.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Këshilli i Ministrave gjatë muajit shtator. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










