Lajme
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
Seanca parlamentare e kësaj jave në Austri do të hapet me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e masakrës së rëndë në Grac, e cila ka tronditur opinionin publik dhe klasën politike në vend. Më pas, do të pasojë një deklaratë qeveritare nga figurat më të larta të ekzekutivit: Kancelari Christian Stocker (ÖVP), zëvendëskancelari Andreas Babler (SPÖ) dhe ministrja e jashtme Beate Meinl-Reisinger (NEOS), shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Në fokus të debatit pasues do të jenë shtrëngimi i mundshëm i ligjeve për armët dhe ndarja e të dhënave shëndetësore, pas zbulimeve se autori i sulmit në Grac kishte marrë leje për armë edhe pse ishte shpallur i papërshtatshëm për shërbim ushtarak për arsye të shëndetit mendor. Ky boshllëk ligjor ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike dhe mbikëqyrjen institucionale.
Pas çështjeve të sigurisë, fokusi kalon te buxheti, ku Ministri i Financave Markus Marterbauer (SPÖ) paraqet projektin e tij të buxhetit të dyfishtë, si pjesë e një përpjekjeje për t’iu afruar objektivit të 3 përqindëshit të deficitit, të përcaktuar nga BE. Sipas parashikimeve, deficiti për këtë vit do të jetë 4.5% e PBB-së, ndërsa në vitin 2026 pritet të bjerë në 4.2%. Pragu i Maastricht-it nuk pritet të arrihet para vitit 2028, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











