Lajme
Situatë alarmante në Austri: Rreth 8.600 raste me koronavirus, në 24 orë
Deri me tash kjo është shifra më e lartë gjatë këtij viti
Nuk ka të ndalur rritja e rasteve me Covid-19 në Austri. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar 8.593 raste të reja, kurse 19 persona kanë humbur jetën, shkruan oe24.at, përcjell albinfo.at.
Deri më tash është shifra më e lartë gjatë këtij viti, ndërsa sot janë shënuar 1500 raste më shumë se dje.
Situatë dramatike është edhe nëpër spitale. Më shumë se 1800 persona me koronavirus janë të shtrirë nëpër spitale.
Aktualisht 352 pacientë me korona po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.
Deri më tani në Austri ka pasur 855,591 rezultate pozitive të testit. Që nga dita e sotme (4 nëntor, ora 09:30), 11,419 persona në të gjithë Austrinë kanë vdekur nga pasojat e virusit korona dhe 787,257 janë shëruar. Aktualisht 1826 persona po marrin trajtim spitalor për shkak të virusit korona.
Situata alarmante me koronavirusin në Austri ka rritur mundësinë e një bllokimi për personat e pavaksinuar, pasi qeveria po përpiqet të bindë banorët në disa vende të Austrisë që të vaksinohen.
Deri tash rreth 64% e popullësisë së Austrisë është vaksinuar plotësisht, por ende mbetet shumë punë për të bindur një pjesë të popullsisë të vaksinohen, transmeton albinfo.at.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













