Lajme
Austria mund të pezullojë vaksinimin e detyrueshëm – anulohet Lotaria e Vaksinimit
Paratë e Lotarisë së Vaksinimit duhet të shkojnë për punonjësit e shëndetësisë, policinë dhe ushtrinë
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, nuk përjashton mundësinë e pezullimit të vaksinimit të detyrueshëm, pasi gjithnjë e më shumë politikanë dhe ekspertë janë duke ia kërkuar që të bëjë këtë. Nëse ekspertët e qeverisë janë pro pezullimit të ligjit, do ta bëjmë këtë, sqaroi Nehammer në një intervistë për “Krone Zeitung” të dielën, transmeton albinfo.at.
Ai gjithashtu anuloi përfundimisht Lotarinë e Vaksinimit dhe propozon që paratë që ishin destinuar të shpërndahen sipas shortit për të vaksinuarit, t’u jepen personave të cilët kanë qenë në ballë të pandemisë.
Konkretisht ai përmend personelin shëndetësor dhe infermierisë, por edhe ushtrinë e policinë. Nehammer, për këtë ka filluar edhe bisedimet edhe me partnerin e koalicionit, partinë e Gjelbër. “Lotaria e Vaksinimit ishte një dëshirë e socialdemokratëve. Ata donin që të shpërndahet ky bonus motivues dhe që kjo të bëhet përmes ORF-it. Për mua ishte e natyrshme t’i përgjigjesha kërkesës. Por nuk është e realizueshme ashtu siç e imagjinonin socialdemokratët”, tha Nehammer në një raportim për media, përcjell albinfo.at.
Për sa i përket vaksinimit të detyrueshëm, kancelari austriak thekson se ligji gjithsesi është në shqyrtim. “Pikërisht këtë kërkojnë tani edhe qeveritarët e “Land”-eve. Për sa kohë që ekspertët e Komisionit thonë: “Po, vaksinimi është metoda e vetme për mbrojtje”, detyrimi për të vaksinuar sigurisht që do të mbetet në fuqi”, tha kancelari. Por nëse ekspertët e qeverisë sugjerojnë anulimin e ligjit, do ta bëjmë atë.
Megjithatë, konsultimet mes Qeverisë federale dhe qeverive të “Land”-eve të Austrisë për korona do të zhvillohen të mërkurën. Sigurisht se aty do të diskutohet edhe tema për vaksinimin e detyrueshëm.
Në anën tjetër, ministrja e Ekonomisë, Margaret Schramböck, gjatë një prononcimi për ORF ka theksuar se të mërkurën do të diskutohet edhe për anulimin e testeve falas të koronës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










