Kosova
Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësimin në KE
Kryediplomati austriak: Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE
Edhe një herë është ritheksuar se Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.
Sipas agjencisë së lajmeve APA, Schallenberg ka deklaruar që pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”.
Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë.
“Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.
Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe.
Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje të pareshtura diplomatike për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane.
Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt sot në Torino të Italisë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











