Bota
Austria lejon të hyjnë vetëm 80 azilkërkues në ditë
«Plafoni» i përmendur do të vlejë deri në një vendim tjetër dhe hollësitë do të përpunohen nga ora në orë. Në rast se njër nga këta kufij tejkalohen, do të ndërpriten përkohësisht kalimet e kufirit
Austria ka vendosur të përforcojë portat përtë vështirësuar hyrjen e refugjatëve në të ardhmen. Të martën janë ashpërsuar kontrollet në kufijtë jugorë të vendit pasi që është caktuar një kuotë prej 80 azilkërkuesish në ditë që do t`u lejohet hyrja.
Ministrja e Punëve të Brendshme Johanna Mikl-Leitner e ka konfrimuar sot caktimin e kësaj kuote. Në përgjithësi brenda ditës mund të hyjnë deri në 3200 refugjatë të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare (azil) në njërin nga shtetet fqinje», ka thënë ministrja per agjencinë APA.
«Plafoni» i përmendur do të vlejë deri në një vendim tjetër dhe hollësitë do të përpunohen nga ora në orë. Në rast se njër nga këta kufij tejkalohen, do të ndërpriten përkohësisht kalimet e kufirit.
Kontingjentet do të hyjnë në fuqi nga e premtja (18 shkurt). Ministrja Mikl-Leutner ka thënë me këtë rast se «nuk mund të përjashtohet krijimi i kolonave nga ana sllovene e kufirit dhe në këtë mënyrë, edhe situatat e tensionuara.
Plafoni prej 80 azilkërkuesve në ditë vlen vetëm për hyrjet në kufi ndërsa kërkesat e azilit brenda vendit vazhdojnë të jenë të mundshme.
Austria, si njëri ndër vendet më të prekura nga kriza e refugjatëve ka vendosur një kufi prej 37500 azilkërkuesish që maksimalisht mund t`i pranojë gjatë vitit 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











