Lajme
Austria e Ulët hap regjistrimin e vaksinave për të gjitha grupmoshat
Kjo është nisma e parë e landeve në Austri që do të filloj vaksinimin e gjitha moshave mbi 16 vjeç.

Landi i Austrisë së Ulët ka njoftuar të mërkurën se deri më datën 10 maj, do të kenë mundësi të paraqiten të gjitha ata që dëshirojnë të vaksinohen. E lejuar do të jetë për të gjitha grupmoshat mbi 16 vjeç. Kjo është nisma e parë e një landi në Austri që do të filloj vaksinimin e gjitha moshave.
Nënkryetari i këtij landi, Stephan Pernkopf gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se Austria po furnizohet masivisht me vaksina dhe pa humbur kohë dëshiron që t’ua mundëson të vaksinohen të gjithë ata që dëshirojnë.
Siç raporton “orf.at” regjistrimi do të bëhet gradualisht. Nga e hëna, 3 maj do të mund të regjistrohen grupet mbi 50 vjeç, nga 5 maj mbi 40 vjeç, nga 7 maj grupet mbi 30 vjeç, ndërkohë nga dita e hënë, 10 maj të gjitha grupet mbi moshën 16 vjeç.
Siç është planifikuar e gjithë popullata e këtij landi mund të përfundojnë procesin e vaksinimit deri në fund të muaj qershor.
Deri më tani, rreth 576,828 vaksina janë dhënë në Austrinë e Ulët, prej të cilave 414,293 vaksina për herën e parë.
“Me planin e paraqitur sot, ne po bëjmë përparime të mëdha në luftën kundër pandemisë,” ka thënë, këshilltarja e Shëndetësisë, Ulrike Königsberger-Ludëig. Ajo ka bërë thirrje banorëve të këtij landi që të marrin vaksinën kundër koronavirusit. Binduni, ka shtuar ajo, se vaksinimi të mbron ty por edhe shoqërinë.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
Jeta në Austri
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri Art Smakaj zyrtarisht te LASK Linz,eprezentuesi i Kosovës transferohet nga Kroacia në Austri...
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion