Lajme
Austria e shqetësuar me azilkërkuesit kosovarë
Ministrja e Brendshme të Austrisë, Johanna Miki-Leitner tha se të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe emigrantët ilegal do të kthehen në Kosovë
Ministrja e Brendshme të Austrisë, Johanna Miki-Leitner tha se vendi i saj është shumë i shqetësuar me numrin në rritje të azilkërkuesëve nga Kosova. Ajo ritheksoi se të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe emigrantët ilegal do të kthehen në Kosovë.
Austria, sipas saj, e konsideron Kosovën vend të sigurt për jetë, prandaj edhe kërkesat për azil janë të papranueshme.
Këto deklarata, ministrja austriake i bërë pas një takimi që zhvilloi në Vjenë, me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni. Ky i fundit tha se liberalizimi i shpejtë i vizave për kosovarët, e vë nën kontroll dhe ndalë migrimin ilegal.
“Në rend të parë janë shkaqet ekonomike dhe sociale, , që shtyjnë një numër qytetarësh të Republikës së Kosovës të migrojnë ilegalisht në BE. Por edhe pamundësia për të qarkulluar lirshëm në Zonën Shengen ndikon në migrimin ielgal”, deklaroi ministri Hyseni, duke apeluar, për heqjen e vizave.
Hyseni tha se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan, dhe liberalizimi i shpejtë i vizave, sipas tij, është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po përballen me fluks të madh të migrimit të kosovarëve.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në anën tjetër do të adresojë në afat të gjatë shkaqet e migrimit ilegal”, tha ai.
Gjatë takimit të përbashkët, dy ministrat kanë biseduar për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë, në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Austri. Ndërsa terrorizmi global dhe ekstremizmi i dhunshëm, ishte një temë tjetër e dy ministrave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












