Kosova
Austria do ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave
Ministri Federal i Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Michael Linhart në takimin që ka zhvilluar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se Austria do ta mbështesë Kosovën për heqjen e vizave.
“Temë diskutimi ishte edhe përmbushja e agjendës evropiane e Kosovës, dhe në këtë pikë ministrja Gërvalla mori rikonfirmimin e ministrit Linhart se Austria do ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e me theks të veçantë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Gërvalla, falënderoi ministrin Linhart për përkrahjen e pa rezervë si dhe theksoi rëndësinë që kjo frymë mbështetëse të përcillet edhe tek shtetet skeptike të BE-së që po ndikojnë në zvarritjen e procesit të vizave.
Temë diskutimi ishte edhe angazhimi i Kosovës për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe bashkëpunim rajonal.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










