Lajme
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
Claudia Plakolm, ministre e re për Evropën, Integrimin dhe Familjen nga radhët e ÖVP-së (Partia Popullore Austriake), ka shkaktuar debat të fortë me deklaratat e saj në emisionin Pressestunde të ORF-së, ku denoncoi atë që e quajti “tolerancë e keqkuptuar” ndaj Islamit në shoqërinë austriake, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Plakolm mbrojti fuqishëm planin për ndalimin e mbajtjes së shamisë nga vajzat nën moshën 14 vjeç, duke theksuar se masa nuk është e drejtuar kundër fesë, por synon mbrojtjen e fëmijëve dhe lirinë e tyre për të zhvilluar identitetin personal pa trysni të jashtme. Qeveria po shqyrton mënyra për të rikthyer ndalimin, i cili ishte shpallur jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese disa vite më parë.
Ajo gjithashtu mbrojti politikën kufizuese të ribashkimit familjar për disa kategori refugjatësh, duke përmendur sfidat që lidhen me kapacitetet e sistemit arsimor, strehimit dhe shëndetësor në Austri, transmeton albinfo.ch.
Në lidhje me çështjet evropiane, Plakolm kritikoi ashpër burokracinë në BE dhe kundërshtoi heqjen e fuqisë së vetos për shtetet anëtare, duke theksuar nevojën për një qasje më të përqendruar te subsidiariteti – parimi që vendimet të merren sa më afër qytetarëve.
Deklaratat e saj u pritën me kritika nga të dy krahët politikë. Të Gjelbrit e cilësuan qëndrimin e saj si “polarizues dhe përjashtues”, ndërsa partia e ekstremit të djathtë FPÖ e akuzoi ÖVP-në për “hipokrizi dhe oportunizëm politik”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











