Lajme
Austri: Kush refuzon vaksinimin mund të gjobitet me 3600 euro
Nga 1 shkurti i vitit 2022, kur hyn në fuqi vaksinimi i detyruar, personat që refuzojnë vaksinimin e parë mund të gjobiten me 3600 euro
Në Austri, duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2022 do të hyjë në fuqi detyrimi i përgjithshëm i vaksinimit. Tashmë është bërë e ditur se sa të larta do të jenë dënimet për ata që refuzojnë të vaksinohen, trasnmeton albinfo.at.
Kështu, personat që refuzojnë vaksinimin e parë mund të gjobiten me 3600 euro.
Skeptikët ndaj vaksinave, ata që nuk duan të marrin dozën e tretë duhet të presin një gjobë prej 1450 euro. Kështu bën të ditur “heute.at” bazuar në një projektligj të Ministrisë së Shëndetësisë.
Por njerëzit fillimisht do të ftohen në termin vaksinimi dhe vetëm nëse kjo nuk funksionon, do të vendosen gjoba.
Megjithatë, do të ketë përjashtime për personat që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore.
Siç është bërë e ditur tashmë, në Austri, duke filluar nga nesër (22 nëntor) fillon bllokimi total, i ngjashëm me bllokimet e vitit të kaluar, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Javëve të fundit, në vendin fqinj me Zvicrën janë regjistruar shifra shumë të larta të infeksioneve me Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











