Lajme
Austri: Konfirmohet rasti i parë i variantit “Omikron”
Të hënën në mëngjes, ministria e Shëndetësisë së Austrisë konfirmoi rastin e parë të variantit të koronavirusit Omikron në këtë vend.
Varianti i ri i koronavirusit ka mbërritur edhe zyrtarisht në Austri, saktësisht në rajonin e Tirolit. Një person i cili kishte hyrë në Austri nga Afrika e Jugut, ka rezultuar pozitiv, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë, përcjell albinfo.at.
“Tani kemi të gjitha rezultatet që nevojiten për të konfirmuar se rasti i dyshuar ditën e shtunë tek personi nga Tiroli, është saktësisht varianti me emërtimin shkencor B.1.1.529. Raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar në Voralberg, në rajonin e Austrisë së Epërme dhe në Salzburg”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë, raporton vienna.at.
Të premten, Austria mbylli kufijtë e saj për udhëtarë nga shtatë vende në pjesën jugore të kontinentit afrikan për shkak të zbulimit të variantit Omikron në Afrikën Jugore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














