Lajme
Austri: Ekspozitë me 40 punime nga skulptori Destan Gashi dhe piktorja Barbara Gashi
Mësohet se skulptori shqiptar, Destan Gashi dhe bashkëshortja e tij, piktorja Barbara Gashi hapën në muzeun e Langenzersdorfit, Austri, një ekspozitë me 40 punimet e tyre, që do të qëndrojë e hapur deri më 18 qershor 2023, të shtuna dhe të djela, si dhe në ditët e festave zyrtare nga ora 14:00 – 18:00, përcjell albinfo.at.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes së ekspozitës më 3 maj 2023, krahas shumë zyrtarëve lokalë, artistëve dhe bashkatdhetarëve, merrnin pjesë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri z.Roland Bimo, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z.Lulzim Pllana, deputeti i Parlamentit austriak z. Andreas Minnich (ÖVP), z.Gregor-Anatol Bockstefl, Drejtor i Muzeut, Dr. Leopold Kogler, President i Shoqatës së Artistëve të Austrisë së Poshtme, dhe znj.Ingeborg Treitl, përgjegjëse për kulturën, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe vlerësuan cilësinë dhe tematikën e veprave të dy artistëve të talentuar, si dhe bashkëpunimin ne fushën e artit dhe të kulturës si një urë e rëndësishme e lidhjes midis të dy popujve.
Takimi vijoi me një bashkëbisedim me artistët dhe zyrtarët lokalë për mundësitë e shtimit të veprimtarive të këtij lloji dhe mbështetjes së artistëve shqiptarë në Austri.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











