Lajme
Austri: Dyshohet për rastin e parë të variantit “Omikron”
Tashmë disa shtete evropiane janë prekur nga variant i ri i koronavirusit “Omikron”. Ky virus për të cilën thuhet se ka prejardhje nga Afrika Jugore, dyshohet se ka arritur edhe në Austri.
Që nga dita e shtunë në rajonin e Tirolit është paraqitur një rast për të cilin dyshohet se mund të jetë infeksion i variantit “Omikron”. Një person i cili ishte kthyer nga vendet e Afrikës Jugore, doli të jetë pozitiv. Personi në fjalë ishte me dy dozat i vaksinuar, por vaksinën e dytë e kishte bërë nëntë muaj më parë, njofton albinfo.at
Ministri i Shëndetësisë të dielën përmes rrjetit social “Twitter” ka deklaruar se mostra është dërguar në Agjencinë për Shëndetësi dhe Siguri Shëndetësore (AGES) dhe rezultati pritet gjatë ditëve në vijim ku do të konstatohet edhe lloji i infeksionit.
Varianti “shqetësues”.
Duke iu referuar informacioneve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Mückstein e quan variantin e ri “shqetësues”. “Ende nuk e dimë se në çfarë mase do të ndikojë në pandemi. Tashmë është edhe më e rëndësishme të jemi të kujdesshëm dhe t’u përmbahemi masave mbrojtëse“, shkruan heute.at
Për këtë, ai apeloj që të gjithë personat të cilët hynë në Austri nga zonat e prekura me variantin e ri nga Afrika Jugore, të kontaktojnë AGES për testimin e PCR -së. Përveç kësaj, të prekurit duhet të kalojnë në karantinë në shtëpi për të paktën pesë ditë. “Bllokimi aktual është një masë emergjente për të ulë valën e 4-të të koronës. Reduktimi i kontaktit, na ndihmon gjithashtu në luftën kundër variantit Omikron”, përfundon Mückstein.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












