Lajme
Bie nën 1 mijë numri i infeksioneve në Austri
Për të dytën ditë me radhë, numri i infeksioneve në Austri ka rënë nën 1 mijë raste të lajmëruar. Edhe numri i pacientëve në kujdesin intensiv vazhdon të bjerë
Austria është në prag të hapjes së madhe të pothuajse të gjithë sektorëve, derisa numri i të infektuarave me koronavirus është në rënie. Nëse vazhdohet me këtë trend, atëherë incidenca shtatë ditore për 100.000 banorë do të jetë nën 90, raporton vienna.at.
Raporti i ditës së martë ka treguar se kishte vetëm 870 infeksione të reja në 24 orët e fundit por për fat të keq kishte 21 vdekje. Përderisa numri i rasteve pozitive bie, numri i të vdekurve mbetet ende i lartë, por që gradualisht ka rënie. Për krahasim: të martën e javës së kaluar, më 4 maj 2021, autoritetet shëndetësore në Austri kanë raportuar 1,394 infeksione të reja dhe 31 vdekje.
Në përgjithësi, në Austri aktualisht ka 14,641 raste aktive, ose thënë ndryshe 1,422 më pak se të hënën.
Situata është e relaksuar edhe në spitale. 1,218 njerëz janë duke u trajtuar aktualisht në spital për infeksione SARS-CoV2, 36 më pak se të hënën. 366 pacientë kishin nevojë për trajtim intensiv mjekësor për shkak të Covid-19. Ky numër gjithashtu u ul me 20 brenda 24 orëve dhe u ul me 93 pacientë brenda një jave. Në shtatë ditët e fundit, ka pasur 122 vdekje. Që nga fillimi i pandemisë, 10,413 persona kanë humbur jetën nga infeksion Covid -19, domethënë 117 persona për 100,000 banorë, përcjell albinfo.at
Një fakt tjetër interesant është se, që nga fillimi i pandemisë, në Austri janë kryer saktësisht 9.179.533 teste për Covid-19. Përgjatë kësaj kohe, 632.766 persona në Austri janë dalë me test pozitiv ndërsa 607.712 persona tashmë janë shëruar nga infeksioni. Brenda 24 orëve të fundit, të rikuperuar janë 2.271 persona.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









