Lajme
Austri: 700 të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore brenda vitit
Në më pak se një vit në Austri janë kapur 700 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore. Personat u arrestuan përgjatë periudhës maj 2022-mars 2023 dhe Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner ka njoftuar se kjo përbën një luftë kundër migracionit të paligjshëm.
Sipas ministrit të brendshëm organizatat kriminale abuzuan me situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë duke krijuar kështu edhe një rritje të numrit të personave që hynë ilegalisht në Austri bëjnë me dije mediat austriake, përcjellë albinfo.ch.
Karner është shprehur se sistemi i “zonës Shengen” nuk funksionon mjaftueshëm dhe ka kërkuar që të merren të gjitha masat konform ligjeve për gjykimin e personave të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, përcjellë albinfo.ch.
Tutje, ministri i Brenshëm i AustrisëKarner tha se duhet thelluar bashkëpunimi ndërkombëtarë për të luftuar migracionin ilegal, shkruajnë mediat austriake, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










