Lajme
Australia rikthen masat në Melbourne
Australia ka dyfishuar numrin e rasteve në dy javët e fundit. Kjo ka detyruar autoritetet atje që të marrin masa.
Autoritetet në Australi urdhëruan izolimin e më shumë se 300 mijë njerëzve në disa zona të qytetit Melbourne, ndërsa masa pritet të zgjasë një muaj.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë shtet ka kapur shifrën 400, çka ka ngjallur frikën për një valë të dytë të koronavirusit, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, më shumë se 30 zona të Melbourne do të ndjekin fazën e tretë të kufizimeve, niveli më i rreptë për sa i përket menaxhimit të pandemisë.
Në fazën e tretë përfshihen: Dalja për blerjen e gjërave ushqimore, vizitat tek mjeku, puna ose kujdestaria, dhe ushtrimet, përcjell albinfo.ch.
Në nivel global, numëri i të infektuarve nga COVID-19 tejkaloi shifrën prej 10 milionë, ndërsa u konfirmuan rreth 500 mijë të vdekur.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















