Bota
Australia, në rrezik nga merimangat vdekjeprurëse
Pas zjarreve dhe vërshimeve, tani në hall edhe nga merimangat
Australia është përballur me zjarre të mëdha në natyrë, vërshime dhe breshër. Megjithatë, tash ekspertët kanë paralajmëruar për një rrezik tjetër – merimangat vdekjeprurëse.
Duke qenë autoktone në shumicën e rajoneve pyjore në pjesën lindore të Australisë, disa lloje të merimangës rrjetë-hinkë janë të njohura për helmin e tyre shumë të rrezikshëm, i cili arrin efekt në mënyrë të shpejtë.
Zyrtarët e parkut të zvarranikëve me bazë në Somersby thanë se aktiviteti i këtyre merimangave është rritur ditëve të fundit.
“Për shkak të reshjeve të fundit dhe tashmë ditëve të ngrohta që po i përjetojmë, merimangat rrjetë-hinkë do të fillojnë të lëvizin”, tha zëdhënësi i këtij parku, Daniel Rumsey.
“Ky lloj i merimangave janë ndër më të rrezikshmet në botë sa i përket kontaktit me njerëz dhe ne duhet ta trajtojmë këtë çështje shumë seriozisht”, shtoi ai.
Rumsey tha se helmi i këtyre merimangave është shumë i rrezikshëm dhe mund t’i vrasë njerëzit, duke paralajmëruar se tash për tash ekzistojnë kushte të përkryera klimatike për përhapjen e tyre, shkruan “CNN”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











