Autotech
Audi kurseu gati 110 milionë euro më 2017, falë sugjerimeve të punëtorëve
Punëtorët e gjigantit automobilistik Audi, sipas një njoftimi të kompanisë, i kanë kursyer shefave 108.6 milionë euro në vitin 2017 në punën e tyre në fabrikat në Ingolstadt dhe Neckarsulm.
“Ne përherë i inkurajojmë punëtorët tanë të shohim afër në secilën pjesë dhe të mendojnë, sepse kreativiteti dhe shpikjet e të gjithëve në Audi janë kyçe në suksesin tonë”, ka thënë Johacim Kraege, shefi i Organizimit në Aui.
Në këtë kompani thonë se idetë më të vogla mund të kursejnë mijëra dollarë. Përfshirja e ideve të vogla, kompanisë i ka kursyer miliona dollarë, transmeton Albinfo.ch. Në hapësirën e zhvillimit të motorëve, dy mirëmbajtës panë se sistemi i ventilimit në ndërtesë operonte ditë e natë. Të dy sugjeruan që ai gjatë javës të funksiononte nga ora 6 në mëngjes deri në 22 në mbrëmje, ndërsa të reduktojnë shpejtësinë e sistemit kur punëtorët s’janë aty. Kjo i kurseu kompanisë 100 mijë euro në vit.
Audi thotë se ka kursyer 33 milionë euro në fabrikat në Gyor dhe Bruksel pasi dëgjoi sugjerimet e punëtorëve më 2017.
Përpos që i ndihmojnë në kursime, punëtorët që sugjerojnë dhe që sugjerimet e tyre dalin të mira për kompaninë, marrin shpërblime varësisht prej kursimeve që bën kompania.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










