Lajme
ATK-ja e gatshme të mbledhë taksa në veri
Aktualisht ATK ka kontakte me tatimpagues edhe në pjesën veriore. Disa sish kanë marrë numrat fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbledhjen e tatimeve edhe në komunat veriore të Kosovës.
Drejtori i këtij institucioni, Behxhet Haliti ka thënë se kanë hartuar një plan konkret për t’iu qasur tatimpaguesve të komunitetit serb. Kurse njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kjo do të jetë mjaft sfiduese, raporton RTK.
Edhe pse për më shumë se një dekadë ATK-ja nuk ka mbledhur tatimet në veri të vendit, tash është e gatshme për një gjë të tillë.
Drejtori i kësaj administrate, Behxhet Haliti, ka theksuar se nëse krijohen rrethana të përshtatshme, atëherë ATK-ja do të mund të bënte mbledhjen e tatimeve edhe në atë pjesë.
Sipas tij aktualisht kanë kontakte me tatimpagues edhe në pjesën veriore dhe se disa sish kanë marrë numrat fiskalë dhe kanë filluar të instalojnë pajisjet elektronike fiskale.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€