Lajme
Atentat ndaj Putinit?
Vetura e presidentit rus, Vladimir Putin, dyshohet se është sulmuar, duke sugjeruar kështu një atentat të mundshëm.
Sipas raporteve lokale, një krismë e fortë është dëgjuar nga limuzina zyrtare e liderit rus, ndërsa tym i dendur është parë duke u ngritur nga afërsia e rrotës së përparme të majtë.
Limuzina e Putinit u tërhoq nga forcat e sigurisë ruse bashkë me presidentin të padëmtuar, por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë, thuhet në raport.
Raportohet se disa nga truprojat janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar, sipas kanalit Telegram General GVR.
Kremlini ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar raportimet, raporton dailystar.
Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare me një autokolonë të gjatë të veturave mes frikës së thellë të sigurisë.
Kjo përfshinte pesë vetura të blinduara, me Putinin në të tretën, sipas pretendimit, raporton euronews.
“Rrugës për në banesë, pak kilometra më tutje, vetura e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] vetura e dytë e shoqërimit qarkulloi pa u ndalur. Në veturën e Putinit “një zhurmë e fortë u dëgjua nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga një tym i madh”.
Kanali – i cili krenohet se ka burime brenda Kremlinit, por nuk ofron prova të forta për pretendimet e tij – tha se detajet e sulmit të supozuar janë të “klasifikuara”.
“Kreu i truprojës [shërbimit] të presidentit dhe disa persona të tjerë janë suspenduar dhe janë në paraburgim,” pohoi kanali, pa përmendur asnjë prej të dyshuarve.
“Për lëvizjen e presidentit në këtë kortezh dinin një rreth i ngushtë njerëzish dhe të gjithë ishin nga shërbimi i sigurisë presidenciale. Pas incidentit, tre prej tyre u zhdukën. Këta ishin pikërisht personat që ndodheshin në veturën e parë të autokolonës. Për momentin nuk dihet fati i tyre. Vetura në të cilën ata udhëtonin u gjet bosh disa kilometra larg incidentit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, një numër i aleatëve të ngushtë të Putinit kanë vdekur në aksidente të pashpjegueshme gjatë muajve të fundit, duke nxitur thashethemet se ka lëvizje kundër liderit rus nga brenda Kremlinit.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













