Kosova
Atakuza për Radoiçiqin pritet gjatë 2024-ës
Prokuroria Speciale në Kosovë pritet të ngrejë aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm, thonë burime të REL-it.
Hetimet e këtij rasti janë duke vazhduar në mënyrë intensive, ndërsa aktakuzat për personat e përfshirë do të kompletohen gjatë vitit 2024.
Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë thonë se rasti i Banjskës është ndër më komplekset për sistemin e drejtësisë dhe, si i tillë, kërkon kohë dhe kujdes për t’u shqyrtuar.
Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic.
Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Policia konfiskoi, po ashtu, sasi të madhe armatimi./ REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













