AT Balkani
Asteroidi që pritet të kalojë orbitën e Tokës javën e ardhshme
NASA po ndjek asteroidin 2020 TGI, i cili pritet të prekë orbitën e Tokës të shtunën, më 7 nëntor, dhe vlerësohet të jetë potencialisht më i madh se katedralja e Shën Palit në Londër.
NASA po ndjek një asteroid gjigant, i cili ka të ngjarë të jetë më i madh se katedralja e Shën Palit në Londër – që pritet të kalojë pranë Tokës, shkruan Daily Star.
Asteroidi 2020 TGI është duke ecur me shpejtësi të madhe, i cili do të kapërcejë pranë planetit tonë të shtunën, më 7 nëntor.
Asteroidi po ecën me shpejtësi prej 13,02 kilometrash në sekondë, që është ekuivalente me 45 mijë kilometra në orë.
Është klasifikuar si një asteroid Apollo – një kometë ose asteroid i cili kalon orbitën e Tokës.
Qendra e NASA-s për Studimet e Objekteve të Tokës së Afërt po monitoron shkëmbin hapësinor. Për ta vënë këtë në perspektivë, asteroidi do të kalojë 5,6 milionë kilometra larg Tokës, që do të thotë se shkëmbi nuk ka shumë të ngjarë të përplaset me Tokën.
Asteroidi 2020 TGI do të jetë i gjerë diku nga 79 deri në 180 metra.
Toka nuk ka parë një asteroid të shkallës apokaliptike që nga shkëmbi hapësinor që zhduku dinozaurët 66 milionë vjet më parë.
Shumica e asteroideve nuk do të vijnë në kontakt me atmosferën e Tokës, por në raste të rralla ato mund të shkaktojnë probleme për sistemet e motit.
Ekipi i astronomëve të NASA-s aktualisht po ndjek rreth 2,000 asteroide, kometa dhe objekte të tjera që mund të fluturojnë afër Tokës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











