Kosova
Asociacioni përplas Kurtin me zyrtarët evropianë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po qëndron në Bruksel në kuadër të takimit të katërt për procesin e stabilizim-asociimit
Gjatë qëndrimit në kryeqendrën e BE-së, Kurti u takua edhe me përfaqësues të BE-së, duke u vënë në theks dialogu Kosovë-Serbi, raporton Albinfo.ch.
Mirëpo gjatë takimit me përfaqësuesin e BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, Kurti u përplas me të rreth temës së Asociacionit.
Borrell tha se Asociacioni duhet të zbatohet, pasi është nënshkruar në mirëbesim nga dy palët.
“Për Asociacionin po e them atë çka e kam thënë gjatë takimit disa herë. Gjatë takimit, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit. Kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira dhe sigurisht që presim që gjitha marrëveshjet të zbatohen nga palët”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë që i menjëhershëm ishte reagimi i Kurtit, i cili përmendi marrëveshjet të cilat Seebia nuk i ka zbatuar.
“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Serbia kërkon zbatimin e vetëm një prej saj, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. E mbaj mend më 23 dhjetor 2015 kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë publik, asnjë serb i Kosovës nuk kishte protestuar, vetëm Beogradi. Është koha të kemi një dialog kur qytetarët janë përfituesit të fundit dhe jo politikanët. Kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut që njerëzit të përfitojnë. Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lart për të kënaqur një politikan apo tjetër, nuk është demokratike, e unë jam demokrat dhe besoj se kapitulli i ardhshëm i dialogut nuk duhet të jenë atje për të kënaqur një politikan, apo shpëtuar lëkurën e një politikani, apo një tjetri, por duhet të jemi në shërbim të popullit. Kam frikë se ky Asociacion është më shumë në shërbim të Beogradit sesa ndonjë qytetari serb të Kosovës, të cilëve u shërbej si kryeministër”, theksoi Kurti.
Borrell tha se edhe ai është demokrat gjithashtu dhe se nuk është për t’i shërbyer asnjë politikani. Ai shprehu qartazi dallimet edhe për interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.
Diplomati evropian, Josef Borrell, tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të zgjasë sërish për vite me radhë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














