Kosova
Asociacioni, çështje e ngrirë deri në vazhdimin e dialogut
Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndonëse e pazbatuar, vazhdon të cilësohet nga Bashkimi Evropian si një nga të arriturat në procesin e gjatë të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga BE-ja.
Por, për këtë Asociacion, shumë pak flitet si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, pasi që autoritetet e të dyja vendeve janë më tepër të përqendruara në arritjen eventuale të një marrëveshjeje finale.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka kritikuar institucionet e Kosovës dhe ka shprehur keqardhje që Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ende nuk është zbatuar nga autoritetet e Kosovës.
Këshilli ka kërkuar po ashtu që marrëveshjet e arritura në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zbatohen nga të dyja palët. Kryesisht bëhet fjalë për marrëveshje që ishin nënshkruar në fazën e hershme të bisedimeve, qysh në vitin 2013, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar së fundmi se nuk do të themelohet kurrfarë Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, përderisa nuk arrihet edhe një marrëveshje finale me Serbinë, ku Asociacioni mund të jetë një nga pikat e saj.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











