Lajme
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih
Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar kaos. Të hënën në mëngjes, rreth 800 mijë përdorues ditorë të transportit publik (VBZ) u përballën me një realitet të ri, pasi që nga e diela kanë hyrë në fuqi ndryshime të thella në orare dhe në rrjetin e transportit.
Në terren, megjithatë, kalimi drejt sistemit të ri po zhvillohet pa pengesa të mëdha. Vetëm disa udhëtarë u panë disi të hutuar, sipas një gazetari të RTS-së në vendngjarje. Duhet theksuar se mediat e Cyrihut i kanë shpjeguar këto ndryshime prej disa javësh.
Për të ndihmuar pasagjerët, 60 punonjës të VBZ-së, përfshirë edhe anëtarë të menaxhmentit, janë angazhuar në pika kyçe të qytetit. Prania e tyre do të vazhdojë edhe për disa ditë, për t’u dhënë përdoruesve kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me sistemin e ri, transmeton albinfo.ch.
Ndryshimet janë të tilla që edhe udhëtarët më me përvojë mund të humbasin orientimin: dhjetë nga katërmbëdhjetë linjat e tramvajit tani ndjekin trasa të reja ose të modifikuara, duke e ndryshuar ndjeshëm hartën e transportit urban.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










