Shqipëria
Asnjë aplikim për “vizën e artë” greke nga shqiptarët
Greqia ofron leje qëndrimi për shtetas të huaj që blejnë pasuri të patundshme me vlerë të paktën 250.000 euro. Ky është i vetmi kusht që ata të pajisen me leje qendrimi 5-vjeçare. Programi quhet “Viza e Artë” dhe nisi të zbatohej në vitin 2013, si një përpjekje për t’i bërë transfuzion sektorit të ndërtimit dhe atij imobilar që po përjetonin një vdekje të ngadaltë.
Që atëherë, deri në Nëntor 2018, numri i lejeve të dhëna investitorëve të tillë dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, ka arritur në afro 10.000 vetë. Tendenca është vazhdimisht në rritje, thotë drejtori i Drejtorisë së Emigracionit dhe shtetasve të huaj në Athinë, Ilias Hronopoulos.
Ai tha se në qendër të Athinës ka shtetas kinezë dhe turq që kanë investuar. Ndërsa në bregdetin e Athinës ka rusë dhe turq. Sakaq ai tha se nuk ka asnjë aplikim për “Viza e artë” nga shqiptarët, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
Programi “Viza e artë” i ka sjellë Greqisë plot 2.5 miliardë euro të ardhura. Por Komisioni Europian e ka kritikuar Greqinë për faktin se autoritetet nuk kontrollojnë origjinën e shumave që investojnë shtetasit e huaj, që duan të përfitojnë Vizën e artë. Sipas Brukselit, në këtë mënyrë favorizohet pastrimi i parave.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















