Kosova
ASK: Mbi pesë miliardë euro dëme nga lufta
Të enjten, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për numrin e përgjithshëm të banorëve rezident në Kosovë që rezulton të jetë 1,602,515.
Për herë të parë është bërë edhe pyetja për dëmet e shkaktuara nga lufta në ekonomitë familjare dhe në njerëz.
Nga këto të dhëna del se dëmet në ekonomi familjare kalojnë vlerën e pesë miliardë eurove.
5,081,493,000 euro dëme në 154,272 ekonomi familjare.
Sipas këtyre të dhënave, 11,417 persona janë vrarë në luftë, 1,047 janë ende të zhdukur, 6,682 janë plagosur, 3,312 ishin të burgosur dhe 193,765 kanë pasur dëme të tjera të tilla si torturë, dhunë, pasojë psikologjike dhe të tjera.
Periudha e luftës është përkufizuar prej 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999.
Megjithatë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati ka bërë të ditur se numri është akoma më i lartë, por për shkak të migrimit ka qenë i pamundur deklarimi.
“Nëse një ekonomi familjare ka qenë e dëmtuar por është zhvendosë nga Kosova në Gjermani, në Amerikë, Australi ne nuk kemi mund të marrim të dhënat për atë ekonomi familjare, që nënkupton ka më shumë njerëz, më shumë dëme”, ka deklaruar ai para mediave.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










