Lajme
“Ask Foods” model për prodhim dhe përpunim
Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vizituar kompaninë “Ask Foods: në Livoq të poshtëm ku u prit nga Erton Namoni, menaxher gjeneral dhe Barlet Nimani, menaxher i kualitetit.
Gërxhaliu ka thënë me këtë rast se një kompani që ka 200 hektarë tokë të mbjellur me pemë të ndryshme dhe me 157 punëtorë permanent si dhe afër 500 fermerë sezonal, me prodhime të kualitetit të lartë të cilat eksportohen në Kroaci, Gjermani, SHBA, Zvicër etj është një mburrje për ndërmarrësin Kosovare.
“Dua të besojë se kjo kompani do të jetë një model inspirues edhe për fermerë tjerë të cilët ardhmërinë e vetë dhe të Kosovës e shohin në prodhimtari të produkteve bujqësore dhe përpunimin e tyre në prodhime finale”, ka deklaruar ai.
Kjo kompani ka filluar proshimi para sa vitesh me vetëm 26 punëtorë, mirëpo qëllimi ka qenë që të hyhet një veprimtari e cila është mjaftë sfiduese, por në aspektin afatë shkurtë dhe afatë mesëm të jetë mjaftë profitabile.
Produktet e “Ask Foods” tash janë të njohura jo vetëm në Kosovë, por edhe me gjerë dhe falë kualitetit dhe përkushtimit në këtë drejtim ato çdo ditë e më tepër janë të kërkuara e që në të njëjtën kohë nënkupton edhe rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e partneritetit me partnerë.
“Planet tona janë që krahas ngritjes së kualitetit të produkteve të investojnë në edukim të kuadrove, si dhe në transferë të teknologjisë më të avancuar dhe në këtë drejtim orientimi ynë është që të prodhojmë kualitet të nivelit evropian konkretisht Italian, Slloven, Austriak etj dhe qëllimi ynë është që me këta indikatorë të jemi ndër eksportuesit më të mëdhejë të këtyre produkteve nga Kosova. Po ashtu krahas pemëve të cilat i kemi në afër 200 hektarë tokë me ujitje moderne dhe për herë të pare investime në mbrojtje nga breshëri dhe dielli i fortë këtë vit do të startojmë edhe me prodhimin e specit të kuq ku presim rendimente rreth 300 tonë sepse kapacitetet tona prodhuese janë edhe më të mëdha dhe nuk e besojmë se do të ketë tepricë të këtyre produkteve nga fermerët ane e mbanë Kosovës”, theksoi Erton Namani.
Ai ka theksuar se është koha kur duhet të kemi mbështetje institucionale në rend të parë në mbrojtje nga konkurrenca jolojale, eliminimin e TVSH- së nga importi i ambalazhes dhe i disa lëndëve të para si dhe përmes formave të tjera të xhindet mundësia e krijimit të një frigoriferi grumbullues i cili kishte me qenë i rëndësisë së veçantë jo vetëm për firmën “Ask Foods”, por edhe për tërë Kosovën.
Kryetari Gërxhaliu, ka thënë në takim se me punën që bëhet dhe me profesionalizimin e treguar kjo kompani është mburrje e ndërmarrësisë kosovare dhe njëherit një model se si duhet të planifikohet një biznes me standarde ndërkombëtare në prodhim dhe përpunim të produkteve bujqësore.
“Dua të besojë se edhe përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit vendorë duhet të vazhdohet një proces i tillë i filluar dhe mbetëm të shpresojë se brenda këtij viti nga Qeveria e Kosovës do të kemi një pako të re fiskale e cila do të jetë ndihmë për ju por në të njëjtën kohë edhe në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se ndërmarrës të tillë duhet të vlerësohen, të promovohen dhe të përdoreni si model i promovimit të vlerave të ndërmarrësisë kosovare dhe të binden të gjithë ata që mendojnë kundër se edhe në Kosovë mund të ketë veprimtari të suksesshme.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









