Lajme
“ASK Foods” do të eksportojë 120 tonelata prodhime

Prodhuesi kosovar “ASK Foods” nga Gjilani ia ka parë hairin panairit të industrisë ushqimore dhe pijeve ANUGA që mbahet në Köln të Gjermanisë. Kjo kompani ka arritur të lidhë kontratë me kompanitë e huaja për eksport në Evropë të 120 tonelata nga programi i saj prodhues. Pos kontratave të shumta të shumtë kanë qenë edhe vizitorët që kanë provuar shijen e prodhimeve kosovare, kryesisht turshi, ajvar dhe prodhime tjera. Pjesëmarrja e “ASK Foods” është mundësuar nga kompania “Kelmendi GmbH” nga Gjermania, e cila është përfaqësues e mbi 2000 produkte nga vendet ballkanike për distribuim në Evropë.
Vëllaznim Kelmendi, nga kompania “Kelmendi GmbH”, thotë se janë të pakët ata prodhues kosovarë që mund të marrin pjesë me prodhimet e tyre finale, raportn Koha Ditore.
“Ishte befasia më e madhe për shumë vizitorë, meqë, për herë të parë kemi një program prodhimi komplet vendor. Falë prezencës së këtyre prodhimeve në këtë panair, “Ask Foods” arriti të bëjë marrëveshjen e parë për eksport në Evropë”, ka thënë Kelmendi.
Ai pohoi se prodhimet e “ASK Foods” tashmë do të jenë të pranishme në Portugali, Poloni dhe nëpërmjet “Kelmendi GmbH” do të shpërndahen në të gjithë Evropën.
“Si kompani, gjithnjë u kemi dhënë përparësi prodhueseve nga Kosova, nëse ata kanë pasur kapacitet, por shpeshherë kemi organizuar eksportin e specit apo lakrës në vendet e rajonit për t’u konservuar, e pastaj kemi bërë rieksport në Evropë. Thjesht nuk ka pasur në Kosove kompani e cila do të plotësonte kërkesat tona në përpunim të frutave e perimeve”, theksoi Kelmendi
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini