Kosova
Ashton viziton Kosovën
Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, sot po viziton Kosovën
Mësohet se Ashton do të marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”.
Po ashtu, Ashton do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndryshe Grupi për Ballkan sot do të presë Baroneshën Catherine Ashton dhe Ambasadorin Philip Reeker për diskutime në panelin e organizuar për të ardhmen e dialogut.
“Të ftuar janë gjithashtu një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në vend. Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi ekskluziv i librit të Baroneshës Catherine Ashton “Dhe pastaj çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”, njofton Grupi për Ballkan. Ndryshe, Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi.
Reeker ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











