Gruaja
Arxhenda nga Kosova, imazhi i fushatës pro refugjatëve
Një projekt në Remscheid të Gjermanisë synon që përmes pllakateve të nxisë solidaritetin me refugjatët dhe integrimin e tyre
Në qytetin gjerman Remscheid, po zhvillohet një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve me gjendjen e refugjatëve. Në këtë kuadër janë shtypur dhe shpërndarë 55 pllakate të mëdhenj me pesë portrete dhe me mbishkrimin “Hier, jetzt! – Grenzen überschreiten” (Këtu, tash – t`i kalojmë kufijtë).
Vajza refugjate nga Kosova, Arxhenda, është në mesin e pesë refugjatëve, profili i të cilëve është vendosur në këto pllakate. Sikur Arxhenda edhe katër të tjerët janë njerëz që jetojnë në qendrat e refugjatëve në Remscheid.
Ky projekt synon të nxisë solidaritetin me refugjatët dhe integrimin e tyre. Iniciatorët: Marcel Haupt, Daniel Sopora und Michael Hagemann, drejtues të qendrës për kualifikim BZI, me këtë aksion duan të tregojnë se qyteti i tyre po bën diçka për refugjatët dhe se ata janë të mirëseardhur në këtë qytet.
Fushata vazhdon deri më 16 nëntor dhe pllakatet janë shpërndarë në gjithë qytetin.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











