Ekspozita
“Artsy” shkruan për pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut
Faqja prestigjioze globale dedikuar artit, Artsy, i ka kushtuar një shkrim pavijonit të Kosovës mes shteteve të mëdha garuese të Amerikës, Francës, Brazilit dhe Indisë, duke e konsideruar si njërin prej 10 më të mirëve në këtë edicion të Bienales së Artit në Venedik.
Projekti “Albumi Familjar” i artistit Alban Muja ka arritur vlerësimin meritor, pasi e ka rikthyer në vëmendje vuajtjen e fëmijëve refugjatë gjatë luftës në Kosovë – fotografitë e të cilëve 20 vjet më parë zinin faqet e gazetave kudo në botë.
Muja ka përzgjedhur disa fotografi të këtyre fëmijëve që asokohe ishin publikuar në mediat botërore dhe dy dekada më pas i ka gjetur protagonistët tashmë të rritur të këtyre imazheve, të cilët i kanë ndarë rrëfimet e tyre.
Mes shpalosjes së temës dhe qasjes multimediale të artistit kosovar, Artsy gjithashtu përmend dritën e rrëfimit të situatës së asaj kohe që reflekton edhe në gjendjen e refugjatëve të ditëve të sotme, raporton televizioni KlanK.
“Videot e paraqitura nuk janë vetëm përshkrime emocionuese të një krize të dikurshme, por ato gjithashtu rezonojnë me narrativat bashkëkohore të refugjatëve në mbarë botën”, shkruan ky medium, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










