Lajme
Artisti shqiptar do të ekspozojë në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju-Jork
Instalacioni i artistit të mirënjohur, Petrit Halilaj, do të ekspozohet në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju-Jork, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar vetë muzeu, kur shpalli sot artistët për komisionet bashkëkohore 2024.
Petrit Halilaj do të prezantojë një instalacion specifik për Kopshtin e Çatisë së Muzeut, Iris dhe B. Gerald Cantor.
Komisioni për Kopshtin e Çatisë: Petrit Halilaj do të jetë i hapur nga data 29 prill deri më 27 tetor 2024.
Për Komisionin Kopshti i Çatisë- i dhjeti në serinë e komisioneve specifike për hapësirën e jashtme – Halilaj do të transformojë çatinë me një instalacion të gjerë skulpturor.
Puna e artistit është e rrënjosur në biografinë e tij, e lidhur thellësisht me historinë e vendit të ri të Kosovës (i shpallur shtet i pavarur në vitin 2008)—dhe përvojën e tij të jetuar përmes luftës dhe konfliktit në rajonin e Ballkanit në vitet 1990 si fëmijë refugjat.
Halilaj përdor artin si një mjet kritik për të reflektuar dhe hetuar çështjet e identitetit, çështjet e zhvendosjes, ndërfaqen e historive personale dhe globale dhe identitetet queer.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













